E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E akuzuar për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini
Bota

E akuzuar për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini

Federica Mogherini, e ndaluar të martën pasdite në Belgjikë si pjesë e një hetimi lidhur me tenderin për krijimin e një kursi pasuniversitar të financuar nga BE-ja për diplomatë të rinj në Kolegjin Evropian në Bruges, institucion ku ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme shërbente si rektore, është liruar.

Sipas agjencisë së lajmeve Agi, Mogherini u ndalua së bashku me dy shtetas italianë: ambasadorin Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS, struktura evropiane që kishte iniciuar tenderin prej 990 mijë eurosh për kursin gjatë viteve 2021–2022, si dhe Cesare Zegrettin, menaxher i po këtij kolegji prestigjioz në Bruges.

Akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit Federal në Bruges dhe Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) përfshijnë mashtrim në prokurimet publike, korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të padrejtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.