E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për mashtrim e korrupsion
Bota

U arrestua për mashtrim e korrupsion

Federica Mogherini jep dorëheqjen nga posti i Rektores së Kolegjit të Europës

Federica Mogherini, ish-Shefja për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Rektores së Kolegjit të Europës dhe drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të BE-së. Vendimi u komunikua sot përmes një emaili drejtuar stafit dhe studentëve të tre kampuseve universitare në Europë.

Dorëheqja e Mogherinit vjen vetëm një ditë pasi ajo u ndalua në Bruksel, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, në kuadër të një hetimi të gjerë mbi mashtrim dhe korrupsion në prokurime, që përfshin Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm dhe vetë Kolegjin e Evropës.

“Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, – ka shkruar Mogherini në e-mailin zyrtar.

Mogherini dhe dy bashkëpunëtorët e saj u morën në pyetje nga autoritetet belge dhe u informuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta: mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Pas marrjes në pyetje, tre të ndaluarit janë liruar, ndërsa hetimi do të vijojë në gjendje të lirë.

Skandali ka shkaktuar tronditje në Bruksel dhe diplomacinë europiane, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e fondeve, transparencën institucionale dhe rolin e Kolegjit të Europës si një nga akademitë diplomatike më prestigjioze të kontinentit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.