E BUJSHME! Paralajmërohet pakti Rama-Berisha
Në emisionin “Kjo javë” në News24, Nikoll Lesi, paralajmëroi një pakt të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Lesit, dy liderët mund të arrijnë një kompromis nën tavolinë për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, me qëllim dobësimin e SPAK-ut, i cili, sipas tij, ka bërë një punë të shkëlqyer.
Lesi theksoi se edhe ministri i Drejtësisë do të jetë pjesë e këtij plani, duke përgatitur një projekt teknik që synon kufizimin e rolit të SPAK.
Drejtuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, tha:
“Edi Rama tha se do ndryshojë Kushtetutën, se do të bëjë reformë të re administrative dhe do zvogëlojë numrin e deputetëve. Do futen në reformën në drejtësi. Edi Rama dhe Sali Berisha do gjejnë një pakt, për të shuar këtë shtyllë të drejtësisë për interesa të ndryshme.
Do gjejnë kompromis nën tavolinë, për të kufizuar drejtësinë. SPAK ka bërë punë të shkëlqyer dhe prokurorët e meritojnë një mandat tjetër. Rama dhe Berisha do të përpiqen të dobësojnë SPAK-un dhe ministri i Drejtësisë do bëjë projektin teknik për të dobësuar rolin e SPAK.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



