E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E BULLIZONIN VAZHDIMISHT, VOGËLUSHI 9-VJEÇAR HELMON 25 SHOKËT E TIJ TË KLASËS (FOTOT)
Bota

E BULLIZONIN VAZHDIMISHT, VOGËLUSHI 9-VJEÇAR HELMON 25 SHOKËT E TIJ TË KLASËS (FOTOT)

Një djalë 9-vjeçar vuante nga depresioni pasi të gjithë shoqet e shokët e bullizonin.

Gjatë orarit mësimor por edhe gjatë pushimit ndërmjet orëve, shokët e shoqet e klasës në një shkollë në Jildimir të Turqisë bënin shaka që arrinin në kufijtë e bullizmit me vogëlushin.

Një ditë në kohën e stërvitjes, ai qëndroi në klasë duke pretenduar se ishte semurë, ndërsa shokët e tij të klasës bënin gjimnastikë në oborrin e shkollës.

Në ate kohë 9-vjeçari mori një ngjitës të lëngshëm dhe e hodhi atë në çdo shishe uji që kishin shokët e tjerë të klasës.

Fëmijët, kur u kthyen në klasë, kishin shumë etje dhe pinë ujë nga shishet. Të gjithë, pas kësaj nisën të ndjenin djegie të fytit dhe menjëherë mësueset thirrën ambulancën. Në spital vajtën në total 25 fëmijë të cilët u diagnostikuan me helmim toksik stomaku.

“Doja te hakmeresha dhe ja arrita mendoj,” tha vogëlushi i cili tashmë është nën kujdesin e specialistëve e psikologëve.

 

52877888_2287263468265894_7041844339172966400_n.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.