E drejta e përdhunuar e pronës
Irena Beqiraj | Opinion| Publik.al
Megjithëse juridikisht të drejtën e zotërimit e përdorimin të pronës e përcakton ligji ka ekzistuar gjithmonë një entitet më i madh dhe më amorf që përcakton sesi de fakto si ajo zotërohet dhe përdoret në jetën tonë të përditshme. Edhe ky është rendi spontan i normave, vlerave dhe ritualeve shoqërore që koordinojnë ndërveprimin njerëzor pa drejtim të centralizuar.
Nëse ka një e drejtë e cila ka qëne kaotike , e paqartë si në ligje edhe në norma e rituale shoqërore , është e drejta e pronës . Përdhunimi i saj ka krijuar në këtë vend konflikte që trashëgohen në breza ,vuajtje , rrënim moral , paftësi për të menduar qetësisht më shumë sesa lufta.
Kalvari 80 vjecar i talljes përçudnimit me një nga të drejtat themelore të lirisë së njeriut atë të pronës ka filluar me :ata që hartuan Reformën Agrare të 29 gushtit 1945; për vazhduar me ata që hartuan, votuan dhe zbatuan ligjin 7501 ku pronarët legjitimë i konsideruan ish-pronarë; me komisionet e korruptuara lokale apo qendrore të kthim kompensimit të pronave ; me hipotekat, dhe bashkitë, të cilat nëpërmjet ndarjes dhe kompesimeve fiktive të pronës e tjetërsuan të drejtën e zotërimit të saj ; ndertimet pa leje e ligjet kontraverse te legalizimeve të tyre ; Në fushveprimin edhe shpesh tejkalimin e kompetencave të përmbaruesve ; për të përfunduar me reformën më të shëmtuar atë të drejtësisë, e cila e kthehu drejtësinë në korporatë edhe të drejtën një luks që shqiptari i thjeshtë mund ta marr në ato dyer vetëm pas 200 vitesh.
Në një vend si ky ku mohohet drejtësia, ku sundon varfëria, ku mbizotëron injoranca dhe ku çdo ligj , politikë , a reformë , përfundon në aksion të organizuar për te shtypur, grabitur dhe degraduar shoqërinë , as individi dhe as prona nuk do të jenë kurrë të sigurt.
Plumbat e të riut nga Shkodra vranë një gjykatës por në fakt autorët gjakftohtë të vrasjes jo vetëm të gjyqtarit por edhe të të riut të vdekur për së gjalli jemi të gjithë ne .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



