E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ëma e Bleona Matës: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?
Lajme

E ëma e Bleona Matës: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, ka rrëfyer dhimbjen e saj të pandërprerë pas zhdukjes së vajzës, një ngjarje që vijon të mbetet pa përgjigje edhe pas 16 vitesh.

E mbushur me emocione, ajo shprehet se pritja për rikthimin e së bijës nuk ka pushuar asnjë ditë, ndërsa thekson se beson fort se Bleona është ende gjallë. Sipas saj, institucionet shtetërore nuk kanë bërë sa duhet për zbardhjen e plotë të rastit, duke lënë familjen në një ankth të përhershëm.

“E pres me padurim. E pres unë. E pret vëllai. E pret familja ime. Është një fëmijë që duhet ta gëzojë jetën. Nuk e kuptoj dot se përse ne si shtet po e zgjerojmë krimin. Kemi 16 vite që nuk e dimë për fatin e Bleonës. Nuk po ja shoh fytyrën. Nuk po ja dëgjoj zërin. Është një plagë që nuk ka shërim. Shteti është vonuar. Pesë vajzat që e morën, vjehrra që ishte mbrapa pesë vajzave…

Çfarë pret nga ky shtet? Kriminelët i kanë para syve. Pesë vajzat po jetojnë jetën. Nuk janë marrë as në paraburgim. Ai fëmijë do të rritet. Ku ka gjë më të shtrenjtë se familja. Çfarë ka bërë shteti? Ata thonë se në mal mund ta kenë ngrënë kafshët e egra. Nuk ka shanse. Ku është sot fati i Bleonës? Ku troket fati i saj? Ku është drejtësia. Bleona jeton diku. Nuk do bëj diçka më tepër deri sa të bie në gjurmët e saj”, u shpreh Bukurie Mata në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”.

Historia e Bleona Matës vijon të mbetet një nga plagët më të rënda të hapura për familjen dhe një nga rastet që ende kërkon drejtësi dhe përgjigje nga autoritetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.