E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E kam kaluar Covidin”/ Sali Berisha: Kam bërë dy vaksina
Lajme

“E kam kaluar Covidin”/ Sali Berisha: Kam bërë dy vaksina

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se e ka kaluar Covidin dhe se ka bërë dy vaksina. Ai thotë se është pro vaksinës dhe e konsideron atë si mrekulli të njerëzit, por është kundër detyrimit që i bëhet njerëzve.

Sali Berisha u shpreh se shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri që bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike kundër të detyrimit të njerëzve, për të vendosur për vaksinën, përveç fëmijëve që duhet të vendosin prindërit. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit. Janë shumë persona, vecanërisht në mosha të reja që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut. Unë jam mjek, njeri që i konsideroj mbrekulli vaksinat, por nuk pranoj terrorin që ushtrohet ndaj njerëzve”, tha Berisha për Ora.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.