E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kapën pa dokumente, shqiptari rrihet brutalisht nga policia greke
Flash

E kapën pa dokumente, shqiptari rrihet brutalisht nga policia greke

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios”, në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, është dërguar në gjendje të rëndë në spital, pas një ndalimi që, sipas dëshmitarëve, është shoqëruar me dhunë ekstreme nga policia.

Sipas rrëfimit të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur dy efektivë policie e kanë ndaluar Mitsin për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit.

“E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij në një mesazh denoncues dërguar redaksisë së JOQ.

Pas ndalimit, i riu u shoqërua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmive, dhuna ndaj tij ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë.

Pak orë më pas, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë drejt spitalit në gjendje shumë të rëndë. Mjekët kanë konstatuar fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë të shumta në kokë e trup.

Ndërkohë, policia greke pretendon se i riu “është vetëdëmtuar”, por dëshmitarët dhe familjarët e mohojnë këtë version, duke kërkuar publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë — diçka që autoritetet e refuzojnë, me arsyetimin se kërkon urdhër gjykate.

“Më thanë se gjithçka ishte në rregull, por kur u ktheva pas një ore, pashë ambulancën që e çonte në spital. Ai më tha: ‘Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët,’” tregon shoku i Kristianit.

Familjarët dhe miqtë e të riut kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi, duke e cilësuar rastin si akt brutal dhune policore me motive diskriminuese, për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.