E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italiania  që e kapi plumbi qorr, akuzon se dy patrulla policie nuk i dhanë ndihmë
Lajme

Italiania që e kapi plumbi qorr, akuzon se dy patrulla policie nuk i dhanë ndihmë

Një skandal i vërtetë është publikuar në median italiane SKYTG24 në lidhje me rastin e paprecedent ku një turiste italiane u godit nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve në mes të Tiranës.

Ngjarja e rëndë, e pamendueshme për çdo kryeqytet europian, nxori zbuluar punën e keqe të policisë për sa i përket ruajtjes së rendit dhe parandalimit të përdorimit të armëve.

Por jo vetëm kaq, avokati i turistes italiane, publikuar nga media italiane e mësipërme, hedh akuza të rënda ndaj Policisë Shqiptare.

52-vjeçarja italiane, Agata Carbonara që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit. Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe që rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Sipas tij, dy patrulla policie refuzuan të jepnin ndihmë ndaj zonjës së plagosur, pavarësisht se atyre iu kërkua ndihmë nga bashkëshorti i saj.

Turistja italiane ishte me pushime në Tiranë kur duke ecur bashkë me bashkëshortin e saj, befas u godit nga një plumb qorr që i preu veshin, me pas e goditi në fyt dhe në fund i shpoi edhe mushkërinë.

Për ironi të fatit ngjarja e rëndë ndodhi fare pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.