E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E nxorrën nga burgu, mësuesin turk duan ta deportojnë sonte në Turqi
Publik News

E nxorrën nga burgu, mësuesin turk duan ta deportojnë sonte në Turqi

Mësuesi turk Selman Simek i cili u lirua sot nga burgu, pasi përfundoi dënimin për falsifikim, rrezikon te deportohet sonte në Turqi.

Denoncimin e ka bërë babai i mësuesit turk.

Sipas tij, pasi e kanë liruar, policia e ka mbajtur Simek në ambientet e brendshme të drejtorisë së kufirit.

‘Pasi e nxorën nga burgu ku vuajti dënimin për 8 muaj, djali sot u paraqit në polici për dokumentet dhe të kthehej në kampin e refugjatëve në Babrru. Por policia prej orës 5 nuk e lë të lirë’, thotë babai në videon që SYRI.net ka siguruar.

Babai i Selman Simek akuzon policinë se po i mbajnë djalin të izoluar me qëllim që ta deportojnë drejt Turqisë me avionin e parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.