E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet drejt Belgjikës Denis Matoshi
Bota

Ekstradohet drejt Belgjikës Denis Matoshi

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë vendosur ekstradimin drejt Belgjikës të Denis Matoshit, pas një procedure të gjatë ligjore mes dy vendeve.

Vendimi është konfirmuar nga Prokuroria belge, ndërsa 37-vjeçari pritet të dërgohet në Belgjikë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia në Antwerp.

Matoshi, i njohur me nofkën “shqiptari i gjatë”, është konsideruar nga autoritetet belge si një prej figurave drejtuese të organizatës kriminale “Kompania Bello”, e përmendur në kuadër të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas raportimit të medias belge “Gazet van Antwerpen”, Denis Matoshi është dënuar me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës.

Ekstradimi i tij drejt Belgjikës vjen pas një procedure të zgjatur ligjore mes autoriteteve belge dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vendimi i autoriteteve në Dubai i hap tashmë rrugë kthimit të Matoshit në Belgjikë, ku pritet të nisë ekzekutimi i dënimit të dhënë nga gjykata e Antwerp-it.

“Kompania Bello” është përmendur prej autoriteteve belge në kuadër të një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa çështja është trajtuar prej vitesh nga drejtësia belge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.