E pazakontë, vjehrra lushnjare rreh dhëndrin
Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku një grua 52-vjeçare, rezidente në Tiranë, ka përfunduar në prangat e policisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të saj.
Policia njofton se konflikti ka nisur fillimisht si debat verbal mes shtetases L. Sh. dhe bashkëshortit të vajzës, por më pas situata ka agravuar në ushtrim force fizike. Veprimet e saj kanë krijuar shqetësim dhe kanë vënë në rrezik sigurinë e dhëndrit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve policore, u shmang përkeqësimi i mëtejshëm i situatës. Gruaja, e identifikuar me inicialet L. Sh., u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Dosja me materialet procedurale i është përcjellë Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



