E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E penduara e SPAK  që fundosi Veliaj dhe Ajola Xoxën
Lajme

E penduara e SPAK që fundosi Veliaj dhe Ajola Xoxën

Zbardhet skema e pastrimit të parave nga Veliaj dhe Ajola Xoxa

Një zhvillim i paprecedentë ka tronditur hetimet mbi aferat korruptive të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Një prej 30 personave të marrë zyrtarisht të pandehur në këtë dosje voluminoze ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke u bërë dëshmitare e mbrojtur e Prokurorisë së Posaçme.

Burime të sigurta për Publik.al konfirmojnë se e penduara është një nga personat më të afërt me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, dhe konsiderohet si “truri financiar” i saj. Ajo ka dorëzuar pranë SPAK dokumente, skema dhe dëshmi të hollësishme që zbulojnë rrjetin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ku sipas saj janë të përfshirë Veliaj dhe Xoxa në bashkëpunim të ngushtë.

Kjo është hera e parë që SPAK arrin të ketë një “të penduar” nga rrethet më të afërta të një zyrtari të lartë të pushtetit vendor dhe të ekzekutivit politik. Dëshmitë e saj janë konsideruar kyçe për zbardhjen e mekanizmave që, sipas Prokurorisë, janë përdorur për të devijuar dhe përvetësuar fondet publike përmes kontratave klienteliste, transaksioneve fiktive dhe përdorimit të kompanive offshore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.