E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E përplasi me makinë, shoferi lë të vdekur kalimtarin në rrugë dhe ia mbath
Lajme

E përplasi me makinë, shoferi lë të vdekur kalimtarin në rrugë dhe ia mbath

LEZHË – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Torovicë, në Lezhë.

Policia bën me dije si viktima, i identifikuar si N.S., është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur në këmbë.

“Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.