E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E përplasi ‘Porsche’, ky është kamarieri 17-vjeçar që humbi jetën
Flash

E përplasi ‘Porsche’, ky është kamarieri 17-vjeçar që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku 17-vjeçari Leandro Shametaj humbi jetën.

I riu, i cili sapo kishte mbaruar punën si kamarier, po kthehej në shtëpi me motorin e tij tip “Trinity”, kur u përplas nga një automjet Porsche, drejtuesi i të cilit dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Policia njofton se shoferi, Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është arrestuar menjëherë. Sipas raportit zyrtar, aksidenti ndodhi rreth orës 00:15 në bulevardin “Ismail Qemali”.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Vlorës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.