E priti sa doli nga burgu, Rezarta i thotë sërish “Po” Ermalit: Në të mirë dhe në të keq, gjithmonë pranë teje!
Këngëtarja Rezarta Shkurta ka vendosur t’i thotë për të dytën herë “Po” bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, nipit të diktatorit Enver Hoxha, i cili u lirua nga burgu disa muaj më parë, tre vjet pas dënimit për akuzën e trafikut të drogës në tentativë.
Këtë detaj Rezarta na e ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shkruan:
Thashë “Po” Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë. Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje. Të dua.”
Rezarta shpesh është treguar e rezervuar me jetën e saj private, por këtë moment nuk mund të mos e ndante me fansat e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



