E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E pushtuar nga flakët, kush është pronari i ‘Deutsch Color’, biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi
Lajme

E pushtuar nga flakët, kush është pronari i ‘Deutsch Color’, biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi

Zjarri i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë mbrëmjen fabrikën e bojërave ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi  të biznesmenit Luan Muça.

Fabrika “Deutsch Color” është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit. Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit.

Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptare i cili ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.

Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Në 2012 themeloi fabrikën “Deutsch Color”  në Shqipëri e cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muca ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.

Pas zhvillimit të brandit “Delta” në Shqipëri dhe rajon, “Delta” u shpërnda dhe në SHBA, ku prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.

Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh.  Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhë e madhja në atë shtet.

Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.