E rëndë, 58-vjeçari vret bashkëshorten e më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën pasditen e kësaj të shtune. Një 58-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas ka vrarë veten në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë ku 58-vjeçari me iniciale H.Rr. ka vrarë me armë gjahu të shoqen, 45-vjeçaren me iniciale F.Rr. dhe më pas ka vrarë veten.
Policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ku ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e gjahut.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes teksa policia po punon për të zbardhur dinamikën e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



