E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndé/Aksident tragjik tek te Gjiri i Lalzit, ndërron jetë në spital 8-vjeçarja sllovake
Lajme

E rëndé/Aksident tragjik tek te Gjiri i Lalzit, ndërron jetë në spital 8-vjeçarja sllovake

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësohet se një 8-vjeçare ka humbur jetën si pasoje e plagëve të marra nga përplasja që mori me makinë nga një shofer 18-vjeçar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit. Një 18-vjeçar me inicialet G. Gj ka përplasur të miturën me origjinë nga Sllovakia. Më tej bëhet me dije se e mitura ka humbur jetën në spital ndërsa shoferi është shoqëruar në polici. Njoftimi i policisë/ Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.