E rëndë/Gruaja ruse i jep leje partnerit ushtar që të përdhunojë ukrainaset: Përdor mbrojtje (VIDEO)
“Ky përgjim tronditës pasqyron vlerat morale jo vetëm të pushtuesve, por edhe të të afërmve të tyre, 80 për qind e të cilëve tani mbështesin luftën në Ukrainë”, pohoi agjencia në përshkrimin e saj të këtij regjistrimi.
Klipi i audios hapet me titullin blu dhe të verdhë: “Përgjimi i Shërbimit të Sigurisë: Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”.
Biseda mes gruas dhe ushtarit rus:
Gruaja: Pra, po, bëje atje. Përdhunoni ata. Mos më thuaj asgjë, kupton (qesh)
Ushtari: Uh-huh. Kështu të përdhunoj dhe të mos të them asgjë?
Gruaja: Po, që të mos di asgjë. Pse po pyet?
Ushtari: A mundem vërtetë?
Gruaja: Po, të lejoj (qesh). Thjesht përdor mbrojtje
Ushtari: Ok
Ky përgjim doli pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensku ka akuzuar forcat e presidentit rus, Vladimir Putin, për kryerjen e “qindra përdhunimeve” duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël, shkruan “Daily Mail”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



