E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Divjakë, 22-vjeçari qëllon me armë ndaj vajzës 14 vjeçe
Lajme

E rëndë në Divjakë, 22-vjeçari qëllon me armë ndaj vajzës 14 vjeçe

Ngjarje e rëndë në Divjakë, që fatmirësisht ka përfunduar pa të dëmtuar. Një i ri, ka qëlluar me armë ndaj një vajze vetëm 14 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa është vënë në pranga Bajram Krasniqi, 22 vjeç nga fshati Babunjë.

Burime nga policia thanë se Krasniqi ka qëlluar me automatik ndaj 14-vjeçares, por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar plagë. Policia ka sekuestruar armën dhe 3 gëzhoja.

Mësohet se ngjarja ka motive të dobëta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.