E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Kurbin, vajza vret me thikë nënën e saj (Emri)
Lajme

E rëndë në Kurbin, vajza vret me thikë nënën e saj (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka dalë në dritë në Fushë-Mamurras, ku 57-vjeçarja Violeta Shpani është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes së nënës së saj, 85-vjeçares me inicialet D. Sh.

Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026, por fillimisht është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është referuar në organet e Policisë. Vetëm pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, janë ngritur dyshime për një ngjarje kriminale.

Në bazë të këtyre informacioneve, u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, i cili kreu verifikime të thelluara. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale rezultoi se 85-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë).

Si autore e dyshuar e krimit është identifikuar vajza e saj, Violeta Shpani, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim, Policia bëri ndalimin e 57-vjeçares për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer krimi, si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Po ashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., me profesion mjeke, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ajo ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si natyrale dhe nuk ka bërë njoftimin përkatës në Polici për vdekjen e 85-vjeçares.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë, si dhe për identifikimin e çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.