E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira ditore.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, trupi i pajetë i shtetases me inicialet R. T. është konstatuar në një banesë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga këqyrja fillestare nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.
Autoritetet bëjnë me dije se, në këtë fazë të hetimeve, dyshohet që e reja të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.
Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



