E rëndë, seks me një 17 vjeçare, arrestohet i moshuari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Sarandë, ku një i moshuar kryente marrëdhënie seksuale me një adoleshente.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës”, thuhet në njoftim.
Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit për të implikuar në këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



