E rëndë te Liqeni i Thatë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit, të mbështetura nga efektivët e “Shqiponjave” dhe polumbarët, kanë zhvilluar një operacion kërkimi për një grua që dyshohej se ishte mbytur.
Mësohet se kërkimet kanë nisur rreth orës 07:00 dhe kanë vijuar për afro një orë. Në përfundim të operacionit, polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të trupit të pajetë të gruas.
Burimi i njëjtë bën me dije se viktima ishte rreth 45 vjeçe, jetonte e vetme dhe dyshohet se vuante nga depresioni. Megjithatë, këto të dhëna mbeten paraprake dhe ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.
Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim më i detajuar nga Policia e Shtetit, e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.
Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim apo vetëvrasje, është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë sa më shpejt. Flisni me një familjar, një mik të besuar ose një profesionist të shëndetit mendor. Në rast se rreziku është i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet e urgjencës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



