Vendimi i Apelit: 17 vite burg për Erjon Llapushin për vrasjen e kamarierit
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar atë me 17 vite heqje lirie për veprën penale të vrasjes me dashje.
Sipas dosjes hetimore, Llapushi është shpallur fajtor për ngjarjen ku, pas një konflikti fizik, goditi me grusht kamarierin Gazment Kurmaku, duke i shkaktuar vdekjen.
Prokuroria e kishte kualifikuar veprën si “vrasje me dashje” dhe kishte kërkuar një dënim më të rëndë, konkretisht 20 vite burg. Megjithatë, trupi gjykues i Apelit vendosi për një masë më të ulët dënimi, duke e çuar në 17 vite burgim.
Vendimi i Apelit mbyll një nga çështjet më të ndjekura të kronikës së zezë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm ligjorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



