Shpërthim me tritol në Tiranë, policia në kërkim të autorit
Një incident me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së një shtetasi me inicialet D. S. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pronari i banesës ka deklaruar se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti apo problemi që mund të ketë çuar në këtë ngjarje, çka e bën më të paqartë motivin e mundshëm.
Ndërkohë, strukturat e policisë kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi këtë rast.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



