E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti kur 23-vjeçari tentoi grabitjen e “Exchange-it” në Tiranë
Lajme

Momenti kur 23-vjeçari tentoi grabitjen e “Exchange-it” në Tiranë

Janë bërë publike pamjet nga tentativa e grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku protagonist është 23-vjeçari Kledi Ymeri.

Sipas të dhënave, i riu ka hyrë në ambientet e exchange-it gjatë paradites dhe ka tentuar të marrë para duke kërcënuar me një armë që më vonë rezultoi të ishte pistoletë lodër. E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat dokumentojnë momentin e hyrjes dhe veprimet e tij brenda subjektit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit në një kohë të shkurtër. Gjatë kontrollit në zonën përreth, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar edhe mjetin e përdorur në tentativën e grabitjes, i cili u mor në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të verifikuar nëse i riu ka qenë i përfshirë në episode të tjera të ngjashme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.