E rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren me gjakftohtësi, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin
Është rreth 12 numri i vrasjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat janë të përfshirë emrat e anëtarëve të fisit Bajri.
Safet Bajri u vu në pranga ditën e djeshme në një magazinë në zonën e “Xhamllikut”, ndërsa kushëriri i tij Behar Bajri u vu në pranga në kuadër të operacionit në Roterdam.
11 anëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, teksa një prej më të rëndësishëve të grupit, Enver Bajri është shpallur në kërkim.
Dy vrasje janë verifikuar deri më tani nga policia dhe prokuroria me anë ët fakteve shkencore, ndërkohë që mbi një tjetër vrasje të dyshimtë pritet hetimi.
Sipas të dhënave të fundit, Safet Bajri është parë mbi tarracën e një klubi në momentin kur u vra polici nga Shkodra Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoj.
Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e 15-vjeçares me inicialet F.H.
Vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it, shkruan “BW”.
Në fillim ngjarja e rëndë u raportua si vetëvrasje, por pas hetimeve u verifikua se vajza ishte vrarë.
E mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut.
Prova e fortë që fundosi “Bajrat” ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.
Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



