E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E shpëtuan nga dënimi i përjetshëm,Ministrja Gjonaj: Të ndëshkohen 3 gjyqtarët e çështjes Dajti
Lajme

E shpëtuan nga dënimi i përjetshëm,Ministrja Gjonaj: Të ndëshkohen 3 gjyqtarët e çështjes Dajti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkon institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve që vendosën të pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dajtit, duke e dënuar me 25 vite burg.

‘Ju bëj me dije se ministria e Drejtësisë ka kryer verifikimet paraprake dhe rezulton se trupi gjykues i kësaj çështje, me shumicë votash ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për burgim të përjetshëm.

I jam drejtuar KLGj me kërkesë për hetimin dispilonor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve.

Nga verifikimet rezulton se gjyqtarët kanë pranuar një kërkesë për gjykim të shkurtuar në kushtet kur kjo kërkese në gjyaktën e shkallës së parë për Krimet e Rënda ishte paraqitur jashtë afateve të parashikuara nga ligji.

Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq’, u shpreh Gjonaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.