E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë, humbi jetën në punë
Lajme

E trishtë, humbi jetën në punë

41-vjeçari ishte shpërngulur para 1 viti në Itali me bashkëshorten dhe 4 fëmijët të mitur

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua të mërkurën e kaluar (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.

Shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.

Elton Dema, siç shkruajnë mediet e huaja, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali

Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.

I riu la pas fëmijët, partneren dhe nënën e tij. I ati i kishte vdekur 1 vit më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.