E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrau Sali Kulla
Lajme

E vrau Sali Kulla

Edison  Ypi

U përhap gjithandej mbi mure dhe shtylla ky…

Lajmerim

Pa asnjë pikëllim të thellë apo të cekët njoftojmë me kënaqësinë më të madhe ngordhjen e ish të dashtunës tonë shndrruar në kufomë nga sëmundja e pashërueshme dhe ehm pasangëshme e hajdutave dhe plehrave që merren me politikë, Morbus Halabakus:

Vjeç: 35

Emri: Partia

Mbiemri: Democratic

Dalë: Nga mitra e përgjakur e Sigurimit të Shtetit.

Ati themes: Ramiz Alia

Mëma pagëzuese: Partia e Punës

Atentatori që e ndoqi dhe e vrau: Sali Kulla

Arsyeja pse e vrau: Nuk dinte të bënte gjë tjetër.

Kumbari: Kadri Hazbiu.

Mjeku që ja këputi kordonin ombelikal: Greku.

Prifti që e pagëzoi: Sërbi

Profesioni: E përdalme.

Besimi: Pabesia.

Skills: Gjuhë and drunjtë. Adhurim ndaj stalinizmit. Njohje e thellë e soc-realizmit të aplikuar sidomos në mënyrën si lëpihet këpuca e eprorit, si i plaset koka për muri vartësit, si bëhet pordha nga frika. Ndjekja e përpiktë e mësimeve të pavdekëshme të shokut kurvi.

Origin: Dictatory, dhuna, bolshevizmi, fukarallëku, rrahjet, burgjet, internimet, spiunllëku.

Philosophy of që e udhëhoqi: Materializmi i çfrenuar, klientelizmi, regjionalizmi, makiavelizmi, bizantinizmi.

Mënyra si qeverisi: Si sekt terrorist më i zi, më i egër dhe më i qelbët se çdo pushtues, grusht bashuar reth vjedhjes, xhvatjes, rrenës, shpifjes, frikës, kërcënimit, rrahjes.

Strategic communication: Lobimi ndërkombëtar me avoketër të paguar me shifra astronomike me pare publique të vjedhura që s’e kanë idenë si e qysh janë shqiptarët, ku bie Skrapari e Puka e ku ndodhet Librazhdi e Leskoviku.

Paraardhësja: Partia e Punës

Pasardhësja: Vdekja, ngordhja, asgjësimi, kjo që i bëri Sali Kulla, që e përdhosi, e degjeneroi, e turpëroi, e vrau. e groposi, e varrosi, dhe sipër varrit i mbolli plepin.

E ndyera në fjalë, sajesa arrificiale më budallaqe nën diellin, nuk cofi në 1 ditë.

Në fillim u çartallos nga trutë e kokës. Iku nga fiqiri S’dinte ç’bënte.

Pastaj i iku syri, iu err vështrimi, ngatërronte njërin me tjetrin, besnikun me tradhëtarin, oportunistin me qëndrestarin, derisa në pak kohë u qorrua fare.

Pak më vonë e lanë veshët, u shurdhua, le llafet, po edhe bomba t’i binte te këmbët, nuk e dëgjonte.

Hundë për nuhatje, qellëz për shije, nuk pati kurrë.

Ngaqë hëngri si kafshë çfarë i doli para dhe kafshoi gjithçka pa dallim, rraqe, hekurishta, sende të forta, dhëmbët i ranë herët.

Nuk fluturoi, ç’ësht’ ajo fjalë, as nuk eci kurrë. Vetëm u zvarrit si gjarpër, këtu afër, këndej rortull, këmbët që mezi e mbanin, nuk i pdoriër, i mbetën si atatavizma.

Varrimi i asaj që vrau Sali Kulla bëhet më 11 maj.

Nisja e kortezhit do shoqërohet me muzikë gazmore nga “Shejtanbudallejt e Çmendur”, alias SHQUP-i.

Në varrim të gjithë do mbajnë në duar nga një karton ku të shkruhet: Paç këmbën e mbarë o partia ime. Pas pak inshallah të ardhtë rradha ty o Sali Kulla.

Music to the jetë me pjesë të zgjedhura nga kori funebër i Ushtrisë së Kuqe.

Ca kinezë ardhur enkas do lozin pjesë nga kryevepra operistike “Lindja është e Kuqe”.

Banda e ushtrisë me dirigjent Beqir Ballukun ngritur enkas nga varri do luaj me daulle, trumpeta, fanfara, “Marshi i Barabajt”:

Allalla, o rezil e katil, allalla,

Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,

Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba.

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,

Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,

Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,

Derbederr, ujk e derr: Hosanna, Barabba.

Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,

Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;

O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba.

Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,

Në skëterrën, katran e tyrant, u-harbofsh,

Me tam-tam e alarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,

Lehni laro, kaba: Hosanna, Barabba.

Para zbritjes së kufomës në gropë, mijëra pjesmarrësit në funeral, pa dallim krahine dhe ideje, do e pështyjnë arkivolin sa tu thahet fyti.

Epitafi mbi varr: E mundësoi Regani. E ruajtën të përndjekurit. E vrau Sali Kulla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.