Protestat vijojnë prej pesë ditësh, Rama e nis mëngjesin me kafenë live
Ndërsa studentët vijojnë protestat prej pesë ditësh dhe situata në vend mbetet e tensionuar, kryeministri Edi Rama shfaqet në një tjetër skenë: duke pirë kafenë e mëngjesit live.
Në një kohë kur të rinjtë vijojnë të protestojnë dhe kërkojnë përgjigje, kreu i qeverisë duket se e nis ditën me ritualin e zakonshëm, me filxhanin e kafesë në dorë dhe gati për komunikimin e radhës me qytetarët.
Pamjet e kryeministrit duke pirë kafenë vijnë në një moment kur protestat dhe përplasjet kanë mbajtur në tension kryeqytetin, ndërsa kërkesat e studentëve përballen me pritshmëri për një reagim politik.
Duket se, edhe në ditët e krizës, kafeja e mëngjesit mbetet e panegociueshme për kryeministrin, ndërsa jashtë kamerave të tij, protesta vazhdon.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke mohuar se ka dëgjuar kërkesa konkrete nga protestuesit, të cilët prej më shumë se 135 ditësh kanë dalë në rrugë me thirrjen “Jepe dorëheqjen”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi një bisedë që pretendon se ka zhvilluar me një studente, e cila i kishte thënë se protestuesit kanë kërkuar prej muajsh që ai t’i dëgjojë.
Kryeministri u përgjigj se, sipas tij, nga protestat poshtë dritares së zyrës së tij ka dëgjuar vetëm thirrjet “burg dhe litar”, ndërsa pretendoi se nuk janë paraqitur kërkesa për dialog.
Rama u ndal edhe te mesazhet që, sipas tij, merr nga persona të maskuar, të cilët tha se merren me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
“Dje flisja me një studente. Kanë pasur shumë kërkesa për librin e shtëpisë time në telefon. Sidomos nga ata trima me maska edhe në WhatsApp, si Roberto Cavalli dhe Dolce & Gabbana, që merren intensivisht me librin e shtëpisë time, që do më bëjnë këtë e atë.
Por në këtë lumë, një studente, në një gjuhë aspak normale, por jo si e tyrja, më shkruan dhe flasim edhe në telefon dhe më bën përshtypje që pak di nga historia jonë, për atë që ka ndodhur në këtë qytet.
Më tha: ‘S’na ke dëgjuar kaq muaj’. I thashë: ‘Ju kam dëgjuar, se keni qenë poshtë dritares sime. Kam dëgjuar burg dhe litar. Nuk keni thënë asnjë kërkesë, keni thënë s’duam dialog’.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



