E zhdukur prej 23 ditësh, momenti kur ambulanca merr trupin e pajetë të gruas në Shkodër
Ambulanca po transporton trupin e pajetë të Leze Qosajt.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje pasi në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune në trup.
Leze Qosaj, 37-vjeç u gjet pa shenja jete pasditen e sotme në një kanal në afërsi të Bypassit të Shkodrës. Sipas policisë, ajo ishte larguar nga shtëpia 23 ditë më parë, në datën 8 maj, ndërsa motra kishte bërë kallëzim për zhdukjen më 18 maj.
Trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër
37-vjeçarja kishte lindur në Tropojë dhe banonte në Dobraç, Shkodër në banesën e motrës së saj.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



