E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Eco Tirana” ndryshon sërish, ortakët italianë bëhen “Magis”
Lajme

“Eco Tirana” ndryshon sërish, ortakët italianë bëhen “Magis”

Ndryshim i heshtur te kompania që menaxhon mbetjet në Tiranë

Kompania Eco Tirana, që menaxhon mbetjet në kryeqytet, ka pësuar një tjetër ndryshim te partneri privat. Kompania italiane që zotëron 49% të aksioneve, e njohur deri tani si AGSM AIM, ka ndryshuar emrin në Magis në fund të vitit 2025.

Eco Tirana është krijuar në vitin 2016 si partneritet publik-privat mes Bashkisë së Tiranës, që mban 51% të aksioneve, dhe partnerit italian që zotëron 49%.

Ndërsa në Itali ky ndryshim ka hapur debat politik dhe media kanë ngritur pyetje për transparencën dhe kostot e rebranding-ut, në Shqipëri ndryshimi i emrit të ortakut kryesor ka kaluar pothuajse pa asnjë informacion publik.

Ndërsa në Itali kërkohen sqarime politike dhe financiare, në Shqipëri ndryshimi i emrit të partnerit që zotëron 49% të Eco Tirana nuk është shoqëruar me debat publik apo raportim institucional. Mbeten të paqarta marrëveshjet financiare, roli i partnerit privat dhe ndikimi i tij në menaxhimin e shërbimit të mbetjeve në kryeqytet.

Emri mund të ketë ndryshuar nga AGSM AIM në Magis, por për qytetarët e Tiranës një gjë mbetet e njëjtë: mungesa e transparencës mbi mënyrën se si funksionon një nga partneritetet publike-private më të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.