E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Fisniku i Kavajës tender me  ofertën më të lartë si socialistët
Lajme

Edhe Fisniku i Kavajës tender me ofertën më të lartë si socialistët

Fisnik Qosja është kryetari aktual i Bashkisë Kavajë. Edhe Fisnuku  i krahut të djathtë, në realitet rezulton se sillet njësoj si “të majtët”. Pra duke organizuar procedura prokurimi të dyshimta që kanë si qëllim final marrjen e “valixhes me lekë” për të shpallur kandidatin e “duhur” në tenderat e organizuara nga bashkia.

Në rastin e sotëm do të shikoni se Fisnik Qosja dhe Bashkia Kavajë, kanë organizuar një tender me objekt “Organizim i festës së 1 Qershorit” me një fond limit në vlerën 970,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 11 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse shohim dokumentat e kësaj procedure, do të vëmë re se kanë marrë pjesë 14 garues. Interesant është fakti se janë refuzuar të gjithë përveç atij që ka fituar tenderin. Sipas dokumentave  fituesi ka ofruar një vlerë të barabartë me 100% të fondit limit.

Pra kryetari aktual i Bashkisë Kavajë na rezulton “një shkallë më lart” se kolegët socialistë, të cilët të paktën ofertën e fituesit e ulnin disi nga fondi limit. Duket se Fisnik Qosja nuk e ka vrarë mendjen fare për këtë pjesë dhe ka shpallur fitues personin fizik Endri Karaboja.

Ky tender, ndonëse në vlerë të vogël, është rast tipik që ilustron se si manipulohet me tenderat në Shqipëri duke shpallur fitues atë që do kryetari dhe jo atë që e meriton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.