Edhe Fuga i madh pro nismës së Ramës për shpifjen: Gazetari dhe media duhet të bëjnë kujdes
Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 është shprehur pro nismës së kryeministrit Edi Rama për shpifjen.
Sipas tij Shqipërisë, i duhet një kuadër ligjor për shpifjen në media, por jo sipas rrjedhës që ka marrë pas deklaratave të Ramës.
Fuga u shpreh:
Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një ligj. Nuk jam dakord me ata që thonë; se ligjet janë. Nëse do bëhet një ligj për fyerjet, për cënimin e privatësisë, në media kërkon që të vendoset një kuadër normativ në specifikën e mediave, siç është edhe ajo on-line. Për mua i duhet, por jo në këtë mënyrë se si ka marrë rrjedha. Nuk mund të mendohet se në vende si Danimarka, apo Norvegjia të futen në burg gazetarët. Nuk duhet gjykuar teksti, por realiteti. Duhet pasur parasysh se këtu bën kujdes edhe gazetari, edhe media. Shpesh herë shpifja dhe gjoba për shpifjen janë në marrëdhënie për tregun. Është e detyruar qe të mbrohet qytetari nga shpifjet, pasi është dëm i pallogaritshëm. Nëse nuk ka një normë kundër shpifjes dhe gënjeshtrës, atëherë cili është problemi? Të gjitha konsiderohen si opinione. Ligji nuk bëhet për një qëllim, që ti shërbeje një grupi; pushtetarëve apo opozitës. Ligji mbron qytetarin”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



