Edhe Peleshi tender abuziv 800 milionë për ndërtim deposh
Ministrit aktual të Mbrojtjes, Niko Peleshi, duket se ka filluar t’i ëmbëlsohet ndjeshëm paraja e përfituar në mënyrë abuzive nëpërmjet tenderave. Së fundmi zotëria në fjalë ka organizuar një sërë procedurash të dyshimta gjasme në të mirë të ushtrisë.

Njëra prej tyre, e cila ka edhe vlerë më të lartë është ajo që mban numrin e referencës REF-68732-05-09-2023, me objekt “Ndërtim grup depo për administrimin e pajisjeve dhe akomodimin e kompanisë së II-të, të kërkim – shpëtimit, në pronën nr. 86, Ferraj, Tiranë”.

Fondi limit i tenderit është përcaktuar në vlerën 78,695,257 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por le të shohim konkretisht dokumentat e tenderit. Pas një vrojtimi vihet re se në garë kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i operatorëve LIS KONSTRUKSION dhe SIRETA 2F për vlerën 66,676,584 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ju do mendoni se kjo ëstë oferta me vlerë më të ulët e paraqitur në këtë tender? Por jo, gaboheni. Plot 3 kompani të tjera kanë ofruar vlera më të vogla por kjo nuk ka mjaftuar që Niko Peleshi dhe stafi i tij t’i konsiderojnë.

Si përfundim fitues është shpallur bashkimi i operatorëve i përmendur më sipër. Nuk dihet me saktësi se sa para ka futur në xhep Niko nga ky tender por nëse SPAK do të ishte funksional “de facto”, shifra natyrisht do të ishte zbuluar dhe Niko me shokë do përfundonte duke i bërë shoqëri Safetit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



