E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe pse nën hetim, Balluku firmosi për resortin në Rrjoll të Shkodrës
Lajme

Edhe pse nën hetim, Balluku firmosi për resortin në Rrjoll të Shkodrës

Denoncimi i deputetit Kapri

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, ka ngritur nga foltorja e Kuvendit dy denoncime që, sipas tij, burojnë drejtpërdrejt nga shqetësimet e qytetarëve në terren dhe përfaqësojnë raste flagrante të shkeljes së të drejtës së pronës.

Rasti i parë lidhet me banorë të fshatit Rrjoll, në zonën e Velipojës, të cilët pretendojnë se po u merret toka në mënyrë të padrejtë për ndërtimin e një resorti turistik. Kapri deklaroi se projekti në fjalë mban firmën e ministres Belinda Balluku, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e procesit.

Një tjetër problematikë e denoncuar nga deputeti vjen nga fshati Gurras, pranë liqenit të Pogradecit. Sipas tij, një subjekt privat ka rrethuar rreth 10 hektarë tokë, të cilat banorët pretendojnë se u përkasin dhe janë përfituar prej tyre sipas ligjit 7501. Kapri tha se qytetarët janë përballur me refuzim nga institucionet, pasi në Hipotekë u është komunikuar se nuk rezultojnë pronarë të tokave që ata i kanë përdorur prej vitesh.

Në fjalën e tij, Kapri theksoi se situata është shoqëruar edhe me ndërhyrje policore ndaj banorëve, të cilët, sipas tij, po trajtohen si kriminelë vetëm pse kërkojnë të drejtat e tyre pronësore. Ai e cilësoi situatën si një tjetër dëshmi të mungesës së garancisë për pronën në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se vendos në mënyrë selektive se kush përfiton dhe kush humbet pronën.

“Dua të ngre dhe dy çështje, për të cilat jam kontaktuar nga qytetarë për dy ngjarje që po ndodhin janë me dhjetëra banorë të Rrjollit në Shkodër, që po përballen me policët? Aty thuhet se po ndërtohet një resort, dhe ata thonë se po u merren me toka. Thuhet se ka firmosur Balluku. Ajo edhe pse në hetim nga SPAK, ka guxim që të firmosë ende. Ndodh si në jug, banorëve po u merren provat. Ju çohet policia atje dhe trajtohen si kriminelë. Fshati Gurras, buzë liqenit të Pogradecit, më thonë; Erald na ka ardhur një biznes, ka rrethuar 10 ha tokë, i ka marrë nga bashkia dhe ne e dinim se ishin tokat tona me 7501. Shkuam në Hipotekë dhe na thonë që; nuk jeni ju pronarët. Po flasim për mijëra banorë, pasi ky fshat ka vuajtur nga disa probleme, ku dhjetëra të rinj iknin të luftonin në Siri. Në vend që t’ju jepej prona, shkojnë dhe ia rrethojnë dhe ia marrin. Nuk ka garanci për pronën në Shqipëri, por e vendos kjo qeveri se kush e merr pronën dhe kush përfiton! Kjo nuk shkon!”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.