E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi nuk e duam pasaportën, na kthe fondet e BE-së për bujqësinë
Lajme

Edi nuk e duam pasaportën, na kthe fondet e BE-së për bujqësinë

Dhe jemi në rregull me ty!

Naim Noka |Opinion | Publik.al

“Bllokimi” i bujqësisë, prova e madhe e Shqipërisë për fondet e BE-së

Nëse dikush kërkon të kuptojë pse Shqipëria nuk po afrohet realisht me Bashkimin Europian, mjafton të shohë nga fushat e mbetura djerrë, fermat pa subvencione dhe frigoriferët bosh të fermerëve shqiptarë. Jo, problemi nuk është “pasaporta europiane” që Edi Rama na premton nëpër ekrane me metafora poetike.  Problemi është mungesa e fondeve që duhej të ishin në duart e këtyre fermerëve. Dhe që sot janë të ngrira nga Brukseli, për shkak të abuzimeve dhe mashtrimeve me paratë e BE-së nga këshilltarja e kryeministrit sot, ish-drejtoreshë, ish-ministre.

Nga premtimi i integrimit, tek bllokimi i IPARD-it

Pas një hetimi të gjatë të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka pezulluar 112 milionë euro nga programi IPARD për Shqipërinë, programi që duhej të modernizonte bujqësinë shqiptare.

Në vend të modernizimit, OLAF zbuloi parregullsi dhe keqpërdorime në të paktën 33 milionë euro fonde të shpërndara më parë.

Ky nuk është vetëm një “bllokim financiar”. Është një votë mosbesimi ndaj shtetit shqiptar, ndaj mënyrës si administron fondet publike, dhe ndaj një qeverie që e sheh Brukselin si bankë, si  skenë e një teatri propagande por jo si standard.

Kur BE flet për integritet, ne flasim për “imazh”

Në intervistën e përfaqësuesja e lartë e OLAF-it e tha qartë:

“Zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit.”

Shqip dhe troç: ose pastroni duart nga korrupsioni, ose harroni eurot!

Por në Tiranë, qeveria vazhdon të prodhojë narrativën e zakonshme, “s’ka problem, ne do bëhemi Europë me ose pa fonde”. OBP-ja nga njëra anë, AKSHI dhe KPP janë kthyer në gangrenën e fondeve publike. Bashkitë janë çerdhe konstante korrupsioni dhe abuzimi me tenderë, duke bërë rrush e kumbulla miliona. Çdo ditë në Publik Media botohen abuzimet me fondet publike. Kur qeveria Rama nuk po kontrollon dot fondet e veta vajmedet per fondet e BE-së.

Në fakt, pa këto fonde të BE-së, nuk bëhemi dot as fermerë, e jo më europianë.

Një vend që humbet besueshmërinë, humbet gjithçka.

Bashkimi Europian i kushtëzon tashmë të gjitha fondet me performancën kundër korrupsionit. Korrupsioni fillon nga lart-poshtë. Dokrrat dhe blablatë nëpër takime salloneve të Europës janë pesë me hiç.

Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro deri në vitin 2027, për energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin.

Por nëse nuk garanton transparencë dhe ndershmëri, ky miliard mbetet vetëm në letër.

Kështu, “bllokimi i bujqësisë” nuk është as teknik, as kalimtar  është simptoma e një sëmundjeje të thellë: mungesa e institucioneve që funksionojnë, mungesa e ndëshkimit për abuzuesit, mungesa e moralit në qeverisje.

BE nuk kërkon shenja për “vullnet politik”; kërkon rezultate konkrete dhe Shqipëria, për momentin, nuk i jep dot. Lideri ynë e ka mendjen tek mbledhjet me arkitektë për të ngulur kulla nga zemra e Tiranës e deri ne Sarandë. Po kërkon me qiri copa toke që kanë mbetur pa u ndërtuar dhe të mbyllë hesapet shpejt e shpejt.

Ndërsa  fqinjët tanë ecin përpara

Rumania dhe Bullgaria pas anëtarësimit kanë përfituar mbi 80 miliardë euro, duke modernizuar bujqësinë dhe ulur varfërinë rurale. Kroacia ka marrë 25 miliardë euro, duke trefishuar investimet në bujqësi dhe turizëm rural.

Ndërsa ne, me 112 milionë të ngrira, kemi ngrirë edhe shpresën, edhe besueshmërinë por glorifikojmë pasaportën europiane.

Ky nuk është faji i Brukselit. Është faji i një sistemi  që ka ngritur lukunia e Krifcave në këto 12 vite, që trajton fondet europiane si tendera partish, jo si mundësi kombëtare.

Ndaj zoti Rama nuk duam integrim nëpër fjalime, duam ndershmëri nëpër fatura

Fermeri shqiptar nuk kërkon pasaportë europiane, nuk kërkon as fjalime për “familjen europiane”.

Kërkon një grant që të mos vidhet, një program që të funksionojë, një shtet që ta mbrojë, jo ta mashtrojë.

Kjo është kërkesa e thjeshtë e një kombi që po i ikën rinia dhe po i thahet toka.

Prandaj, zoti Rama, nuk duam premtime për Schengen dhe pasaporta që s’na hapin as dyert e Brukselit. Në mundesh shfrytëzo njohjet personale dhe na kthe fondet për Bujqësinë.
Lobo fort në sallonet e Europës të na kthejnë fondet e bujqësisë. Mbushua mendjen se nuk do i vjedhim dhe abuzojmë më. Por mos e mba Frida Krifcën këshilltare .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.