E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama flet për median italiane: Priten 2-3 mijë refugjatë
Publik News

Edi Rama flet për median italiane: Priten 2-3 mijë refugjatë

“E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e ndarë mbi Afganistanin, është ngaqë nuk e rikujtojnë historinë”, thotë Rama.

Mandej kryeministri thotë se bëhet fjalë për afro 2-3 mijë refugjatë afganë.  I pyetur nëse Evropa dhe Italia duhet të marrin një leksion nga Tirana, Rama përgjigjet: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur”.

“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë“, vijon kreu i qeverisë.

Gazeta “Il Foglio” e përcakton qëndrimin e Ramës si “një manifestim kundër evropianëve hipokritë dhe pa kujtesë”.

“Një vit më parë ne italianët dëgjuam fjalimin ku ai ofronte ndihmë me mjekë shqiptarë në vendin tonë të rraskapitur nga pandemia. Sot Rama është sërish aty, i aftë të flasë me të gjithë Lettian-ët dhe Salvini-stët (duke përdorur një metaforë mjaft italiane, thotë se “jam mik me dy Matteo-t), dhe lajmëron se si shteti i tij i vogël, pak më madh se Lombardia është gati për të mirëpritur mijëra refugjatë afganë”, shkruan gazeta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.