E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama: Ia kam dërguar me sms Bashës që kjo gjë do ndodhte shumë shpejt
Publik News

Edi Rama: Ia kam dërguar me sms Bashës që kjo gjë do ndodhte shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita aktuale as që i duhet Shqipërisë dhe se ai ka qenë i bindur prej kohësh që Partia Demokratike do të përfundonte në këtë gjendje.

Madje ai ka zbuluar për herë të parë, se këtë gjë ia ka dërguar me mesazh edhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike.

“Mua nuk më mungojnë ata fare dhe unë mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka atë farë opozite. Nuk është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi. Kjo duhet të kishte ndodhur me kohë. Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar vetëm në një vit diferencë. Kam qenë më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt e gjithë kjo, por për sa i përket shqetësimit tim të mandatit të katërt, ne sapo kemi filluar të katërtin”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.