E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama lavde për Von der Leyen dhe Michel: Nuk kemi pasur kurrë presidentë si ju, që mbështesin integrimin e rajonit!
Lajme

Edi Rama lavde për Von der Leyen dhe Michel: Nuk kemi pasur kurrë presidentë si ju, që mbështesin integrimin e rajonit!

Kryeministri Edi Rama u ka thurur lavde liderëve më të lartë të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, për samitin e mbajtur sot në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët, Rama tha se unioni nuk ka pasur kurrë presidentë të tillë kaq mbështetës ndaj Ballkanit.

Kryeministri tregoi dhe tre nga vendimet që ishin arritur në mbledhjen e sotme të liderëve europianë; përfshirja e universiteteve shqiptare në aleancën e arsimit të lartë në Europë, korsitë e gjelbërta dhe roaming.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Nuk kemi pasur kurrë, ose nuk më kujtohet një tjetër president Këshilli apo Komisioni, që të kenë qenë kaq avokat dhe të mbështesin integrimin e rajonit. Do doja të theksoja përmasat historike të këtij samiti. Është hera e parë. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, populli shqiptar, t’u përçohet mesazhi se BE është këtu për ju.

Shqiptarët janë kombi më pro BE në Europë. Jo se jemi naivë, por se vijmë nga një ferr i vërtetë i izolimit. Ky është një Samit, një hap, nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE, por një gur themeli që tregon nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer.

Universitetet tona do përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Europë. Pasi të jenë përfunduar të gjitha proceduarat e nevojshme, fëmijët tanë mund të studiojnë në mënyrë dixhitale në universitete kudo në botë.

Ashtu dhe një çështje e korsive të gjelbërta me Kroacinë, Greqinë dhe Italinë.

Jo më pak është dhe marrëveshja e roaming. Për ta përmbyllur, me atë që është më e rëndësishme, për energjinë. Kemi marrë mbështetje buxhetore për vitin në vijim. 85 milionë euro. Ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të përfshihet në projektin për të pasur më tepër burime energjie.

Kur ishim në foton në grup, po dëgjoja shumë prej tyre, dielli, dielli, dielli. Diell i mrekullueshëm. Ja dolëm pas dhjetë ditësh moti Brukseli, të sjellim diellin sot për ta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.