E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama “molla e sherrit” mes Trump dhe Macron?
Bota

Edi Rama “molla e sherrit” mes Trump dhe Macron?

Presidenti i SHBA: Do e shohësh çfarë do të ndodhë

Në një moment intrigues gjatë Samitit të Gazës në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, patën në një bisedë të tensionuar lidhur me një lapsus të famshëm të Trump që përfshinte Shqipërinë dhe Azerbajxhanin. Sipas Daily Mail, ekspertët që lexuan buzët kanë zbërthyer një dialog të nxehtë mes dy liderëve, ku Trump kërkon të sqarohet për një episod të pakëndshëm.

Dialogu mes Trump dhe Macron:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

(Macron jep një përgjigje të paqartë)

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Trump: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.

Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët.

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

Përveç tensionsit të dukshëm, ky moment nxjerr në pah pasojat e një shakasë të Edi Ramës për lapsusin e Trump, ku presidenti amerikan kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, duke shpallur gabimisht fundin e një “lufte” mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.