“Edi Rama po i jep firmës Fusha 8 mijë metra katrorë në qendër të Tiranës”
Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme firmosjen e një peticioni drejtuar Presidentit të Republikës, Parlamentit, dhe institucioneve ndërkombëtare për kthimin e Ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kanë qenë dy deputetet e PD, Albana Vokshidhe Dhurata Çupi, ato që kanë firmosur të parat peticionin për kundërshtimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Deputetja Albana Vokshi tha se “janë 8 mijë metër katror të cilat Edi Rama do t’ja japë kompanisë Fusha për të ngritur 6 kulla, 3 prej të cilave do ngrihen mbi truallin e Teatrit.”
Vokshi u shpreh:
Edi Ramës nuk i intereson fare as arti e as kultura. Nuk ka të bëjë me teatër të ri. I bëjmë thirrje presidentit Ilir Meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues. Ftoj qytetarët të bëhemi bashkë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë në komisione.
Do vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë që ta kthejë mbrapsht këtë projekt ligj. Nuk duhet lejuar asnjë projektligj që përmban shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. I kemi dërguar letra sensibilizimi edhe institucioneve ndërkombëtare për të ndalur shkatërrimin e monumenteve të kulturës”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



