E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama “qorton”  deputetët : Bëni kujdes, mos u merrni me sms-të  e punësimeve
Politikë

Edi Rama “qorton” deputetët : Bëni kujdes, mos u merrni me sms-të e punësimeve

Kanë dalë detaje nga mbledhja që kryeministri Rama ka pasur sot me deputetët e PS-së. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka qenë i ashpër me punësimet në administratë, duke dënuar çdo ndërhyrje nga ana e deputetëve.

Rama ka kërkuar nga deputetët e tij që të shpërndahen nëpër zonat e tyre elektorale, pranë qytetarëve, pasi ata kanë më shumë nevojë për praninë e tyre.

‘’Mos u merrni me punësime me sms. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shperndahuni nëpër zona sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.