E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eduard Selami : “Koha për fushate jo për analiza.  Lista ka mbështetjen time.  Suksese!”
Lajme

Eduard Selami : “Koha për fushate jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”

Kritiku më i madh i del në krah Bashës

Ishte kritiku më i madh i Lulzim Bashës dhe e ka sulmuar më shumë. Por sot Eduard Selami, ende deputet i PD-së, ka ndryshuar mendim.

Ai i ka dalë në krah kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke u shprehur se sot është koha për fushatë.

Selami shkruan se ‘lista e deputetëve ka mbështetjen time’.

“Koha për fushate jo për analiza.

Lista ka mbështetjen time.

Suksese!”, shkruan Selami në Twitter.

Image

Ish-drejtues kryesorë të Partisë Demokratike, si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Arben Imami, Keltis Kruja janë takuar në një nga restorantet e kryeqytetit për të diskutuar rreth shqetësimeve të përbashkëta për situatën, që po kalon PD dhe opozita, pas shpalljes së listave të kandidatëve nga kreu demokrat, Lulzim Basha.

Takimi ka  mbaruar  pa një zgjidhje konkrete.

Pak më parë, në një dalje publike dyshja Topalli-Imami kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës, pasi ka shkelur statutin, duke mos miratuar listat elektorale në Këshillin Kombëtar dhe furumet e tjera.

Një Kandidat  i PD në Berat, Lefter Maliqi, ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në hapjen e fushatës së Partsë Demokratike në qytetin e tij.

Ai ka kërkuar nëj takim urgjent me kreun demokrat, Lulzim Basha, duke i vënë ultimatum këtij të fundit deri nesër në orën 12 të natës, për të folur, sipas tij, për premtimet e pambajtura. Një ditë më parë u terhoqen nga lista   nga lista  e dorezuar ne kQZ   Kryetari i Deges shkoder  dhe Kryetari i Deges Elbasan .Gjithashtu edhe ambjentalisti  Sazan Guri nuk pranoi te ishte i 5 -sti  ne liste./publik.live/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.