E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet  efektivi i  Policisë Rrugore në Shkodër,  nga dy persona
Lajme

Sulmohet efektivi i Policisë Rrugore në Shkodër, nga dy persona

 

Efektivi i Policisë Rrugore të Shkodrës, Nikolin Përndoj, është goditur me sende të forta nga dy persona, në një ngjarje të ndodhur pak çaste më parë.

Sipas informacionit paraprak, Përndoj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur është sulmuar nga pas. Dyshohet se autorët e kanë goditur në mënyrë të befasishme dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në lagjen Xhabije të Shkodrës.

Burime paraprake bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me detyrën e efektivit, megjithëse motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.