E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Egli Tako në romancë me ish banorin e Big Brother VIP Albania?
Lajme

Egli Tako në romancë me ish banorin e Big Brother VIP Albania?

Këngëtarja Egli Tako vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale. Edhe pse ajo ka mohuar disa herë se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtari Gjesti, fansat vijojnë të analizojnë çdo detaj nga postimet e saj në rrjete.

Së fundmi, në internet kanë nisur të qarkullojnë spekulime për një romancë të mundshme mes Eglit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Redon Berani. Dyshimet janë ngritur nga ndjekësit pasi kanë vënë re disa elemente të përbashkëta në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje është një makinë luksoze. Redon Berani ka publikuar një foto pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class, ndërsa në disa postime të tjera edhe Egli Tako është parë pranë një automjeti të ngjashëm. Madje, një foto ku këngëtarja shfaqet e ulur brenda një makine është interpretuar nga fansat si një tjetër “shenjë” që mund të lidhë dy ish-banorët e BBVA.

Megjithatë, sipas burimeve pranë këngëtares, duket se mes tyre nuk ka një lidhje romantike. Persona të afërt me Egli Tako kanë bërë me dije se mes saj dhe Redon Berani ekziston një njohje dhe respekt, por jo një marrëdhënie dashurie. Madje, sipas të njëjtave burime, raporti mes tyre nuk është as shumë i afërt në aspekt miqësor.

Ndërkohë, fakti që artistja është parë shpesh pranë të njëjtit automjet luksoz ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, duke nxitur aludime se mund të ketë një person tjetër në jetën e saj që preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike.

Pas ndarjes nga Gjesti, këngëtarja ka zgjedhur të jetë më e rezervuar për jetën e saj private. Në një intervistë të mëparshme, ajo foli hapur për fundin e marrëdhënies me artistin kosovar, duke theksuar se gjithçka mes tyre kishte përfunduar.

“U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort, por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në deluzion. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin”, është shprehur Egli Tako.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve të fansave, ndërsa këngëtarja duket se po zgjedh të fokusohet në projektet e saj dhe të mbajë jetën private larg syrit të publikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.