E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i PD debaton me Bratajn :Një qytetar nga Lushnja vdiq nga Covid dhe s’u raportua, kam certifikatën.
Publik News

Eksperti i PD debaton me Bratajn :Një qytetar nga Lushnja vdiq nga Covid dhe s’u raportua, kam certifikatën.

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi tha sot në emisionin “open” se një qytetar nga Lushnja familjen e të cilit ai e njeh, vdiq nga Covid-19, por vdekja e tij nuk u raportua fare nga MSH.

Koduzi tregoi certifikatën e vdekjes me firmë dhe vulë nga mjeku, në të cilën lexohej se shkaku i vdekjes është Covid, por nuk u raportua.

Brataj i tha që të ketë kujdes me emrin dhe me certifikat sepse do përballej me prokurorinë, pasi janë dekumente të Urgjencës Kombëtare.

Më tej Koduzi e përsëriti disa herë që PD nuk akuzon mjekët, por politikën, qeverinë e cila sipas tij po ul numrin e viktimave për të thënë se e kanë menaxhuar mirë gjendjen.

Koduzi: Ju tregoj historia e një pacienti nga Lushnja, në certifikatë e ka vdekje nga Covid, por vdekja e tij nuk është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ka njerëz që vdesin në shtëpi, pasi dalin nga spitali. Nuk po e them emrin e këtij personi. Këta njerëz që vdesin në shtëpi, dhe pse dalin nga spitali kanë Covid ose mund të kenë dalë negativ, por Covid i ka dëmtuar dhe ju ka marrë jetën.

Brataj: Mos bëni gafë ta jepni sepse do merreni me prokurorinë.

Koduzi: Ma ka dhënë familjari këtë certifikatë.

Brataj: Jo është e Urgjencës Kombëtare, ta ka dhënë ndonjë mjek.

Koduzi: Jo ma ka dhënë familjari sepse e kam shok. Certifikata është me firmë dhe me vulë mjeku.

Vasili: Po është me firmë dhe me vulë mjeku, duket si certifikatë reale.

Brataj-Koduzit: Ore na lodhët, po frikësoni njerëzit. Na lini ore të punojmë, çfarë keni me ne mjekët.

Koduzi: S’ke pse nevrikosesh. Ne nuk kemi gjë me mjekët, jemi kolegë ju respektojmë. Jeni të nderuar.

Brataj: Po çfarë jeni interesuar ju s’keni ardhur asnjë ditë aty te ne të shihni situatën të interesoheni.

Koduzi: Ore unë po them që ju s’keni faj, sepse nuk po i manipuloni shifrat, por politika.

Vasili: Po ju pse nuk i denonconi si të pavërteta këto që thotë PD?

Brataj: Po çfarë të bëjmë ne përpara, të merremi me njerëzit apo me denoncime?

Ulqinaku: Nuk mundet MSH të merret dhe të jetë precize e saktë 100% me vdekjet që ndodhin dhe në banesa.

Koduzi: Ta them unë pse nuk e raporton MSH numrin e plotë.

 

Brataj: I kërkojmë ndjesë familjarëve të viktimave që po i nxjerrim në media. Duhet të interesohemi sa të sëmurë kemi. Të edhe sikur të gjithë 923 të jenë të gjithë Covid?

Vasili: Po i ulni po i fshihni shifrat thotë PD.

Brataj: Pse për çfarë arsyeje? Ne të komitetit teknik jemi mjek jo politikanë që të bëjmë politikë. Ne duam të shpëtojmë më shumë jetë dhe jo ta denigrojmë.

Ulqinaku: Kjo tabelë do të ishte e debatueshme nëse ato vdekjet e vërtetuara do ishin vdekje të raportuara. Vërtetimi është tjetër, e vërteton tamponi. Vdekjet e raportuara janë 509 dhe nuk e luan as topi. Nëse tamponi del negativ atëherë shkruhet në skedë shkaku i vdekjes. Pjesa tjetër që thotë Basha janë fshehur mund të kenë vdekur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe me tampon negativ.

Koduzi: Basha nuk akuzoi mjekët, por qeverinë. Brataj tha që këto mund të kenë vdekur në spital covid, por me tampon negativ. Çdo pacient që shkon në spital covid shkon dhe me vonesë, dhe në atë periudhë tamponi mund të dalë negativ se shkon pas 2 javësh.

Brataj: Jo nuk shkon pas dy javësh e ke gabim shkon kur i përkeqësohet gjendja.

Koduzi: Po shkoi në spital covid i bie ka humbur jetën në Covid. Çdo pacient që ka humbur jetën në covid është i vdekur nga covid.

Brataj: Mos i mashtroni njerëzit me këto të dhëna.

Koduzi: Qetësohu doktor, qetësohu, s’po ju akuzon njeri ju. Keni lidhje me këtë? Jo s’keni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.